Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk e kanë prioritet hyrjen në Qeveri, por janë duke menduar për zgjedhje.
“Ne do të dëshironim të kishim një Qeveri minimum stabile dhe nuk e kemi preferencë Hotin prej Kurtit ose Kurtin prej Hotit, këto janë çështje që ata i kanë sjellë këtu nuk i kemi sjellë ne si PDK dhe do të luanim tonë kontrollues dhe korrektues si opozitë. Nuk kemi diskutuar për kurrfarë qeverisje, nuk kemi diskutuar për përfshirjen e PDK-së në Qeveri. Nuk mendojmë që është për neve prioritet ajo çështje dhe e dimë poashtu që do të ketë një moment kur duhet të mendojmë për zgjedhje sepse nëse gjithçka përfundon me rrjedhën më normale mandati i presidentit përfundon me gjashtë mars dhe nëse deri atë ditë nuk zgjedhjet një president i ri absolutisht duhet të shkojmë në zgjedhje brenda 25 dite”, ka thënë Krasniqi në KTV.
Ai tutje ka thënë se janë duke punuar në rikonsolidimin e PDK-së.
“Unë ju them sonte jo (për hyrje në qeveri), sepse për neve nuk figuron as në top pesë prioritetet. Për neve është shumë i rëndësishëm rikonsolidimi i PDK-së si proces e kemi pasur të filluar që nga tetori dhe normalisht na ka penguar pandemia. E tash prapë ka një angazhim të punës në terren, por ka pasur vështirësi me pas konsistencë”, është shprehur Krasniqi.
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...