Google ADS

Dëshmitari tregon për momentin e arrestimit të Salih Mustafës

21:36 | 24 Shtator 2020
Arbresh.info

Një qytetarë ka qenë dëshmitarë okularë i arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Qytetari ka treguar ato që ka parë në RTV Dukagjini.

Dëshmitari ka treguar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

“Sot herët në mëngjes rreth orës 8:30 te shtëpia e zotit Mustafa ka ardhur një konvoj i EULEX-it, të cilët për rreth 15 minuta e kanë marrë Salihun dhe kanë shkuar”, tregon qytetari, përcjell Telegrafi.

Dëshmitari thotë se pjesëtarët e EULEX-it në shtëpinë e Salih Mustafës shkuan të armatosur rëndë.

“Policët kanë qenë të maskuar të pajisur me armatim të rëndë…Kanë përdorur disa xhipa të rëndë që zakonisht EULEX nuk i përdorë shpesh dhe nuk del me ta në qytet”, tregon më tej dëshmitari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme