Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se dikë e pengoi mundësia e arritjes së marrëveshjes në Uashington në muajin qershor.
E sipas, tij andaj edhe iu publikua propozimaktakuza nga Zyrat e Prokurorit të Specializuar.
“Një gjë është e vërtetë, dikë e ka penguar mundësia e arritjes së marrëveshjes në qershor në Uashington”, është shprehur Thaçi në T7.
Tutje, ai tha se nuk e dinte se do të ftohej nga Specialja.
“Nuk e dija se do të ftohesha nga Specialja. Prerja e rrugës për Uashington ka qenë befasuese. Ne iu kemi përgjigjur në formën më të mirë të mundshme”, ka thënë Thaçi.
Gjithashtu, ai tha se këtë publikimin e propozimakuzës e mori nga mediat kur zbriti nga aeroplani.
“Unë në ato rrethana nuk do ta lejoja vetën të vazhdoja, sepse humbi kuptimi i mesazhit dhe takimit”.
“Unë mora vesh nga mediat kur zbrita nga aeroplani”, shtoi Thaçi.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj