Avokati Kushtrim Palushi në emisionin Frontal në T7 ka treguar se sa mund të zgjasin proceset gjyqësore në Speciale, raporton Gazeta Express.
Avokati ka thënë se proceset mund të zgjasin deri në pesë vite.
“Procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale, nëse marrim shembull proceset e Tribunalit të Hagës, zakonisht zgjasin pesë e më shumë vite. Këtu kemi tri shkallë të gjykimit, pothuajse katër, ndryshe nga ajo në Kosovë, ku janë vetëm dy shkallë të gjykimit”, ka thënë ai, duke shtuar se dosjet janë shumë voluminoze.
“Në Gjykatën Speciale, janë dosje shumë voluminoze, nuk janë krime të thjeshta, kanë të bëjnë me krime të luftës. Prandaj këto procese janë komplekse dhe pritet të zgjasin shumë, mund të zgjasim nga pesë e deri në dhjetë vjet”, tha Palushi.
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...