Në lagjen 2 të qytetit të Skenderajt, sot është vënë gurthemeli i fillimit të punimeve për ndërtimin e çerdhes publike, faza e parë e së cilës kap vlerën prej 90 mijë euro dhe bashkëfinancohet nga komuna e Skenderajt dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal kurse projekti në tërësi do të përfundojë vitin që vjen.
Pas pritjes zyrtare që Kryetari Bekim Jashari i bëri në zyrën e tij Ministrit të Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, ata inauguruan fillimin e punimeve për realizimin e këtij projekti.
Kryetari Jashari u shpreh i lumtur lidhur me projektin e sapo filluar duke thënë se për qytetin e Skenderajt, ndërtimi i çerdheve është më se i nevojshëm.
Me këtë rast Jashari shprehu edhe mirënjohje për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal e cila, siç e tha edhe ai ka mbështetur Komunën e Skenderajt edhe në projektet e tjera.
“Sapo vumë themelin e çerdhes në lagjen 2 afër Shkollës Teknike. Një projekt që ka pas nevojë shumë qyteti ynë. Nevojat dhe kërkesat nga qytetarët janë të mëdha për çerdhe tjera. Është projekt në bashkëfinancim nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, që na kanë mbështet edhe në projekte të kaluar”, tha Kryetari Jashari.
Edhe Ministri Enis Kervan u shpreh i lumtur që Ministria që ai udhëheq po realizon projekte duke kontribuar në vendin që i dha shumë Kosovës.
“Jam i lumtur që jam prezent këtu. Ju keni dhënë shumë për ndërtimin e shtetit tonë, me krenari jemi këtu për të kontribuar, sepse siç e ceket edhe ju gjithçka fillon me fëmijët”, tha Ministri Kervan.
Projekti i çerdhes është projektuar nga dy student të arkitekturës , Ibrahim Zabeli dhe Elion Ismajli, të cilët kanë paraparë një arkitekturë brilante dhe moderne. Po ashtu, një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe përdorimit të materialeve në mënyrë që mos të paraqesin rrezik për shëndetin e fëmijëve./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...