9 vlerat shëndetësore të sardeleve të freskëta

16:34 | 24 Shtator 2020
Arbresh.info

Sardelet janë nga shijet më të veçanta e të freskëta të detit.

Janë ndër peshqit më të vegjël që mund të konsumojmë dhe gatuajmë në shumë mënyra.

Përtej shijes së mirë ato përmbajnë shumë vitaminë D dhe omega 3 duke u kthyer kështu në një paketë shëndeti për organizmin. Çdo gjë që ju duhet të dini mbi vlerat e sardeleve do t’ua paraqesë agroweb më tej në këtë artikull.

Kanë veti antinflamatore dhe omega 3

Sardelet janë një nga burimet më të mira natyrore të acideve yndyrore omega-3 ato sigurojnë edhe dy lloje të acideve yndyrore që trupi përdor për të zvogëluar inflamacionin. Kjo sjell shumë shëndet dhe mban sëmundjet kronike larg. Ushqimet e pasura me omega 3 rregullojnë humorin dhe mbajnë larg depresioni sipas mjekëve.

Të pasura me lëndë ushqyese

Sardelet janë të pasura me shumë lëndë ushqyese thelbësore, përfshirë këtu vitaminën B12, vitaminën D, kalciumin dhe selenin. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i fosfatidilserinës dhe shumë vitaminave të tjera të grupit B, fosforit, hekurit, bakrit dhe kaliumit. Këto lëndë ushqyese luajnë një rol kryesor në shëndetin e organizmit që nga shëndeti i zemrës tek metabolizmi dhe funksionii qelizave.

Përmbajnë vitaminë B12

Vitamina B12 është një vitaminë e rëndësishme e tretshme në ujë që ndihmon në ruajtjen e funksionit nervor, shëndetin e trurit, formimin e qelizave të gjakut, nivelet e energjisë. Për fat të keq, dietat e shumë njerëzve nuk kanë këtë vitaminë kryesore, duke rezultuar në një mungesë të vitaminës B12 në popullatën e gjerë. Edhe një mungesë e lehtë e vitaminës B12 mund të shkaktojë simptoma të rrezikshme që përfshijnë dëmtimin e sistemit nervor, vështirësi në furnizimin e qelizave me oksigjen dhe lodhje kronike. Për fat të mirë vetëm 100 gr sardele i tejkalojnë nevojat tuaja ditore për vitaminë B12, duke siguruar 137 për qind të sasisë që ju nevojitet.

Të pasura me selen

Sardelet gjithashtu sigurojnë nivele të larta të selenit, që përmbajnë gati 70 për qind të nevojave tuaja ditore në vetëm 100gr. Seleni është një mineral thelbësor që gjithashtu vepron si një antioksidant i rëndësishëm dhe ndihmon që trupi juaj të krijojë mbrojtje dhe rini për organizmin. Seleni lufton radikalet e lira që shkaktojnë sëmundje, ndihmon në rregullimin e metabolizmit dhe përmirëson funksionin qelizor. Gjithashtu është një mineral që ka aftësinë të ulë stresin e organeve si mëlçia apo tiroidja. Mungesa e selenit shpesh lidhet me dëmtimin e tiroides, uljen e sistemit imunitar, çekuilibrin hormonal, problemet e riprodhimit, çrregullimet e humorit dhe sëmundjet e zemrës.

Mbrojnë shëndetin e kockave

Delikatesat e vogla të detit janë një burim i shkëlqyer i shumë vitaminave dhe mineraleve që janë thelbësore për të ruajtur një strukturë të shëndetshme kockore. Në këto vitamina përfshijmë kalciumin, vitaminën D dhe fosforin. Konsumimi i ushqimeve të pasura me kalcium dhe vitaminë D mund të parandalojë humbjen e mineraleve të kockave dhe të ndihmojë në shërimin e kockave të thyera pas lëndimeve.

Rregullojnë humorin

Falë përmbajtjes së tyre të lartë të acideve yndyrore omega-3, ushqime si sardelet mund të jenë të dobishme në parandalimin e çrregullimeve të humorit, të tilla si ankthi dhe depresioni. Shumë studime të fundit janë përqendruar në ndikimin e omega-3 në shëndetin mendor, veçanërisht acidet EPA. Ekspertët kanë zbuluar se këto yndyra thelbësore mund të luajnë një rol jetësor në rritjen e humorit dhe ruajtjen e funksionit të shëndetshëm të trurit duke ju ndihmuar të mposhtni depresionin. Truri përbëhet nga afërsisht 60 për qind yndyrë, kështu që marrja e sasisë së duhur të acideve yndyrore është diçka thelbësore për funksionimin e sistemit nervor qendror dhe gjendjen tuaj shpirtërore.

Mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak

Sardelet janë të mbushura me yndyra të shëndetshme dhe proteina, të cilat punojnë për të ngadalësuar thithjen e sheqerit në gjak. Konsumimi i ushqimeve me shumë proteina dhe yndyra të larta siç janë sardelet, mund të ngadalësojë çlirimin e glukozës në gjak. Duke ndihmuar kështu në parandalimin e rritjeve në nivelet e sheqerit në gjak. Konsumimi i ushqimeve me yndyra dhe proteina thelbësore është veçanërisht i rëndësishëm për njerëzit që kanë diabet, ose gjendje të tjera që lidhen me mos prodhimin e insulinës.

Ulin peshën e tepërt

Sardelet janë të larta si në proteina ashtu edhe në yndyra të shëndetshme, duke i bërë kështu një nga peshqit më të shëndetshëm për t’u përfshirë në dietën tuaj të përditshme. Duke marrë parasysh të gjitha përfitimet e tyre shëndetësore, sardelet kanë pak kalori, por janë të pasura me lëndë ushqyese që shumë njerëzve shpesh ju mungojnë, duke përfshirë acidet yndyrore omega-3 dhe vitaminën D. Ato janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave me pak kalori për njerëzit që kërkojnë të ulin kaloritë dhe të humbasin peshë.

Janë të pa ndotur

Një nga arsyet më të mira përse duhet të konsumoni rregullisht sardele në vend të peshqve të tjerë është për shkak të niveleve të ulëta të ndotjes në trupin e tyre. Sardelet konsiderohen si një peshk që qëndron në fund të zinxhirit ushqimor ujor sepse hanë plankton, që do të thotë se nuk mbajnë të njëjtat toksina dhe metale të rënda si shumë peshq të tjerë të cilët konsumojnë çdo papastërti që mund të hidhet në oqeane apo dete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme