Google ADS

Mourinho e mban fjalën, bën foton me gazetarin nga Maqedonia

15:44 | 24 Shtator 2020
Arbresh Info

Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho e ka mbajtur fjalën e dhënë duke bërë foto me gazetarin maqedonas.

Gazetari në fjalë i kishte kërkuar Mourinho-s një foto meqenëse tekniku portugez pëlqehej shumë nga babai i gazetarit, i cili ka ndërruar jetë, transmeton portali arbresh.info.

Gazetari i kishte kërkuar një foto Mourinho-s dhe ky i fundit kishte pranuar pa problem.

Fotoja është realizuar, ndërsa këtë e ka konfirmuar skuadra e Tottenham-it përmes një postimi në Twitter.

https://twitter.com/SpursOfficial/status/1309041971835613184

Spurs sonte (e enjte) do përballen me Shkëndijen./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme