Arrestohet ish- eprori i UCK-së dhe ish- shefi i Inteligjencës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Sali Mustafa.
Lajmin për arbresh.info e kanë konfirmuar zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.
Zëdhënësi i kësaj ministrisë, Ibrahim Shala, i ka thënë arbresh.info se nuk kanë ndonjë njoftim zyrtar rreth shkaqeve të arrestimit të tij.
“Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kur do ta kemi informacion shtesë do të ju njoftojmë me kohë”, ka bërë të ditur Shala.
Megjithatë atë në media po raportohet se Mustafa që ishte ish-epror i UÇK-së në zonën operative të Llapit, u arrestua nga Policia e EULEX-it për krime lufte. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...