Google ADS

Zlatan Ibrahimovic rezulton pozitiv në analizat e koronavirusit

15:24 | 24 Shtator 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i AC Milan-it, Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv në analizat e koronavirusit.

Suedezi nisi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme duke realizuar dy gola në përballjen e parë ndaj Bologna-n, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, meqenëse ka rezultuar pozitiv për koronavirus, suedezi do qëndrojë në karantinë dhe do mungojë në përballjen e sotme.

Sonte (e enjte), gjiganti italian përballet me Bodo-Glimt në kuadër të xhiros së tretë kualifikuese së Evropa Ligë-s.

Ibrahimovic nuk është lojtari i vetëm me Covid-19 të “Rosonerët”, ngase pozitiv ka rezultuar edhe qendërmbrojtësi Leo Duarte./arbresh.info.

https://twitter.com/acmilan/status/1309119650140225536

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme