Google ADS

Jo Hoti por Hyseni do të udhëtojë për takimin Kosovë – Serbi më 28 shtator në Bruksel

14:58 | 24 Shtator 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur sot në një konferencë për media në lidhje me çështjen e Asociacionit.

Ai është pyetur nga gazetarët për raportimet e mediave se takimi i 28 shtatorit me Serbinë mund të dështojë, pikërisht për shkak se Kosova po refuzon të diskutojë për Asociacionin.

Arbresh.info nga burimet mëson se takimi i 28 shtatorit do të mbahet në Bruksel por, jo në nivel të lartë të atij të kryeministri Avdullah Hotit e Presidentit të Serbisë.

“Takimi i do të mbahet në 28 shtatorit në Bruksel. Takimi do të zhvillohet në nivel të Koordinatorëve, Skender Hyseni do të marrë pjesë në këto takime”, ka thënë ky burim për Arbresh.info.

Ndryshe, kryeministri Hoti është shprehur i bindur se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të diskutohet në dialogun me Serbinë.

“Kjo temë nuk diskutohet, sepse është e mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 dhe më pastaj marrëveshja tjetër e parimeve më 2015, që në fakt e përmirëson marrëveshjen e vitit 2013. Pra, kjo nuk është temë që hapet në procesin e dialogut. Nuk e di a do të mbahet takimi në Bruksel. Do të shohim në ditët e ardhshme”, ka deklaruar Hoti.

Por, ndryshe nga Hoti, Presidenti i Serbise, Aleksader Vuqiç, ka kërkuar që kjo temë të diskutohet në procesin e dialogut.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është një temë e paevitueshme dhe ne do të insistojmë për një gjë të tillë”, ka thënë kreu i shtetit serb kur është pyetur rreth mundësisë së mosmbajtjes së takimit të 28 shtatorit në Bruksel.

Presidenti serb ka thënë se Beogradi do të vazhdojë negociatat me Prishtinë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në mirëbesim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme