Trajneri i Chelsea-s, Frank Lampard ka konfirmuar se portieri Edouard Mendy, do prezantohet brenda 24 orëve si lojtari i “Bluve”.
Gjiganti londinez arriti të transferojë portierin nga skuadra franceze Rennes, duke paguar 25 milionë euro plus bonuset, transmeton portali arbresh.info.
Prezantimi i Mendy-t është vonuar shumë, duke marrë parasysh që marrëveshja ishte arritur që disa javë, mirëpo tekniku anglez ka konfirmuar se 25-vjeçari do prezantohet nesër në “Stamford Bridge”.
“Testet mjekësore të Mendy-t kanë përfunduar dhe të gjitha kanë rezultuar të suksesshme, do këtë prezantim në 24 orët e ardhshme”, deklaroi ai.
https://twitter.com/ChelseaFC/status/1308875829330546688
Chelsea sonte (e mërkurë) arriti të fitojë me rezultat bindës ndaj Barnsley në 1/16 e Kupës së Anglisë./arbresh.info.
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave