Paulo Dybala e harron lëndimin, rikthehet në stërvitje

22:59 | 23 Shtator 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Juventus-it, Paulo Dybala është rikthyer në stërvitje, duke bërë stërvitjen e plotë me bashkëlojtarët.

Sipas Tuttosport, argjentinasi është rikthyer dhe është duke u përgatitur për përballjen ndaj Romës në vikend, transmeton portali arbresh.info.

Dybala mungoi rreth një muaj shkaku i lëndimit dhe së shpejti pritet të jetë edhe titullar nën urdhrat e Andrea Pirlo-s.

Alvaro Morata gjithashtu kompletoi rikthimin të “Bianconerët”, kurse do jetë bashkëlojtarë me Dybala-n dhe Ronaldo-n së shpejti.

Mbetet të shihet nëse Dybala do jetë i ftuar për ndeshjen e radhës, ndaj rivalit Roma./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme