Arsenal-i triumfon ndaj Leicester City-t në Kupën e Anglisë

22:36 | 23 Shtator 2020
Arbresh Info

Arsenal-i ka arritur të fitojë përballjen ndaj Leicester City-t, e vlefshme për 1/16 e Kupës së Anglisë.

Dy skuadrat nuk luajtën me formacionet startuese duke iu dhënë mundësi lojtarëve të rinj, kurse “Topçinjtë” fituan me rezultat 0 – 2, shkruan portali arbresh.info.

Gjatë pjesës së parë, dy skuadrat kishin raste të mira, por assesi nuk ia dolën t’i konkretizojnë.

Ndërsa, shifrat u zhbllokuan ngaFuchs, që provoi të heq topin e gjuajtur nga Nicolas Pepe, por gabimisht realizoi autogol në minutën e 54-të, kurse fitoren e vulosi talenti Eddie Nkeitah në minutën e 90-të.

Arsenal-i në çerekfinale do përballet me fituesin e ndeshjes Lincoln – Liverpool./arbresh.info.

https://twitter.com/futurefights360/status/1308864640143761408

https://twitter.com/AdemolaVictor/status/1308868553496502273

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme