Google ADS

Plagosen me acid 11 policë në Londër

22:22 | 23 Shtator 2020
Arbresh.info

Të paktën 11 zyrtarë të policisë u plagosën sot në një sulm të dyshuar me acid në Londrën Veriore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e Londrës informoi se sulmi ndodhi në Dale Close, Barnet, ku oficerët bastisën një lokacion të dyshuar të drogës në një pronë industriale.

“Përderisa ata ekzekutuan urdhrin, oficerët u plagosën nga një lëndë e dyshuar gërryese”, thuhet në njoftimin e Policisë Metropolitane.

Oficerët e policisë duke marrë trajtim mjekësor, thuhet gjithashtu në njoftim, duke shtuar se pritet një vlerësim i shkallës së dëmtimeve.

“Megjithatë askush nuk besohet të jetë në një gjendje të rrezikshme për jetën”, shtohet në njoftim.

Gjatë aksionit, gjithashtu u arrestuan disa persona nën dyshimin e veprimtarisë joligjore me drogë.

Përderisa oficerët e policisë qëndruan në vendin e ngjarjes dhe hetimet vazhdojnë, shërbimet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit janë gjithashtu kanë qenë të pranishëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme