Nga sot janë kthyer në punë nënat e fëmijëve deri në moshën gjashtëvjeçare, gratë që kanë shfrytëzuar pushim të lindjes edhe pas skadimit të afatit ligjor, si dhe një pjesë e të sëmurëve kronikë.
Kthimi i tyre në punë vjen pas gjashtë muaj ndërprerje të angazhimit për shkak të pandemisë dhe masave për mospërhapjen e virusit korona.
Vendimi i qeverisë ka bërë që të rritet edhe numri i fëmijëve nëpër çerdhe ku sipas Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ka edhe 4 mijë vende të lira, që edhe ishte një nga arsyet për marrjen e vendimit për kthimin e punëtorëve në punë. Në Çerdhet e Çairit gjatë ditës së mërkurë janë regjistruar mbi 15 fëmijë për shkak të rikthimit të prindërve të tyre në punë.
Por, vendimi nuk është pritur mirë nga punëtorët kryesisht të angazhuar në administratë për shkak të saç thanë kohës së shkurtër për adaptimin e fëmijëve për në çerdhe, mungesës qëndrimit ditor në shkolla për fëmijët që duhet të kthehen në shkollë nga klasa e parë deri në të tretën, si për shkak të atyre nga klasa e katërt të cilët siç thonë nuk do të jenë në gjendje që pa ndihmën e prindërve të kyçen në mësim online.
Si mëson Alsat nga përfaqësuesit e grave që protestuan para qeverisë, disa prej tyre kanë nisur të shfrytëzojnë pushimin e verës, por ka edhe nga ato që janë detyruar të japin dorëheqje nga vendi i punës.
Vetë karakteri i punës sime nuk më lejoi që të kem mundësi të punoj. Fëmijën ende nuk e kam të regjistruar në çerdhe, e kam në listën e pritjes, dhe nuk mund ta marr me mua në veturë, ta vozis dhe ta çoj në punë. Ashtu puna nuk bëhet andaj kemi ardhur para aktit të kryer, patjetër të më largonin nga puna, nuk kishte alternativë tjetër. Ndërsa për shkak të kësaj do të mbetemi pa ekzistencë bazë për shkak të këtyre arsyeve.
Reagime kishte edhe nga personat e sëmurë kronikë të cilët gjithashtu kërkonin që të mos kthehen në punë. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se në punë nuk do të kthehen vetëm ata persona për të cilët do të ketë vërtetime nga mjekët specialist se nuk mund të kthehen në punë, apo se kanë përkeqësim të sëmundjes. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë se një person që ka pasur sulm kardiak para pesë vitesh nuk mund të kërkoj të mos shkoj në punë ndërkohë që tani është në gjendje të mirë dhe deri para pandemisë ka kryer të gjitha detyrimet në punë dhe jetën e përditshme.
Ndryshe, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë sot janë regjistruar 5 viktima nga covid-19, 183 të infektuar dhe 102 të shëruar. Të dhënat i referohen testimit 1769 mostrave./Alsat
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...