Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave, Anila Denaj, foli për rritjen e rrogave të mjekëve në kohën e pandemisë.
Ajo tha se me rishikimin e buxhetit do të rriten pagat për mjekët dhe infermierët. Madje ajo zbuloi dhe shifrën mesatare që ata do të marrin.
“Është e rëndësishme ta nisësh nga shëndetësia, se është një vit ku në fokus është jeta e mjekëve. Më herët ne kemi parë 3 rishikime të buxhetit të shtetit. Kemi diskutuar edhe për ndryshimet që do ndodhin në vitin 2021. Janë diskutime teknike që kanë nisur që në korrik. Dhe pjesë e këtyre ndryshimeve janë dhe rrogat e mjekëve dhe infermierëve. Pra nuk është rritja e parë që do të bëhet në një mandat qeverisës të qeverisë Rama. Kjo rritje vjen pas një rritje 21% për mjekët dhe 26% për infermierët,” tha Denaj në Open.
Sa lekë shkon paga e mjekëve me këtë rritje?
“Do flasim për mesatare se niveli i pagave ndryshon, do të jetë rritje që shkon nga 110-120 mijë lekë të reja për mjekët. Por këtë do ta themi pas anunçimit të rishikimit të buxhetit,” u shpreh ajo.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?