Përfundon e qetë protesta e VMRO-së para Gjykatës Penale

20:36 | 23 Shtator 2020
Arbresh.info

Para pak minutash ka përfunduar e qetë protesta e radhës e organizuar nga partia më e madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE.

Protesta ka filluar rreth orës 18:30 para Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas ka vijuar drejt kompleksit të gjykatave në Shkup, duke përfunduar e qetë rreth orës 20:00 para Gjykatës Penale.

Manifestimi ka mabruar me fjalimin e kryetarit të VMRO-së, Hristjan Mickoski ku ai ka akuzuar drejtpërdrejt kryetarin e qeverisë, Zoran Zaev dhe njerëzit e tij në pushtet. Ai tha se me këtë mënyrë qeverisje ka një presion dhe revanshizëm të paparë më herët në historinë e vendit. Sipas Mickoskit asgjë nuk ndryshoi në këto katër vjet të udhëhequra nga mafia, ndërsa drejtësia ka humbur në vend ku njerëz të pafajshëm qëndrojnë nëpër burgje./zhurnal

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme