Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur rreth kundërshtimeve që ka pasur AAK-ja ndaj marrëveshjes së Uashingtonit, para nënshkrimit të saj në Uashington, dhe përgatitjes së dorëheqjes së ministrave të saj nga Qeveria.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nuk e ka pranuar marrëveshjen, pasi sipas tij, aty bëhej fjalë edhe për liqenin e Ujmanit, një nga pasuritë e Kosovës. Ai madje kishte paralajmëruar se po rrezikohet qëndrueshmëria e koalicionit nga pranimi i një marrëveshje trepalëshe që e përfshin Ujmanin.
Haradinaj pasi kërcënoi se do të largohej nga qeveria nëse Hoti nënshkruan marrëveshjen, pas një telefonate me këtë të fundit ishte tërhequr duke thënë se nuk do të largohet nga qeveria. E në marrëveshjen finale në Shtëpinë e Bardhë është vendosur që amerikanët të bëjnë fizibilitetin e liqenit të Ujmanit.
Ndërkohë Besnik Tahiri në Kanal 10 pranon se vetë e kanë shkruar dorëheqjen e ministrave të AAK-së nga Qeveria Hoti.
“AAK dhe Haradinaj ka më së paku nevojë të ketë telashe. Ne kemi ngritur alarmin për një temë serioze, Ujmanin. Një njeri normal nuk kundërshton Amerikën pa u frikësuar se diçka nuk është në rregull dhe më së paku Ramush Haradinaj, i cili në çdo situatë ka qenë partner me SHBA-të”, ka thënë Tahiri.
Ai tha se Serbia bën drama rreth Kosovës, duke shantazhuar BE-në se do të kthehet drejt Rusisë, teksa ka kujtuar se Serbia ishte gati të bie në dy gjunjë për të hequr taksën, vetëm për arsye ekonomike.
“Tash lufta me Serbinë bëhet në mënyrë diplomatike dhe ekonomike”, u shpreh Tahiri.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...