Nga publikimi i dosjeve që të martën kanë arritur në zyrat e OVL-së së UÇK-së, u tha se në to paraqiteshin draft-aktakuza për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Ndërsa nga Dhomat e Specializuara, për RTV Dukagjinin thonë se deri më tani asnjë aktakuzë nuk është publike, dhe se deri në momentin e publikimit ato do të mbesin sekrete.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, ka thënë se deri më tani asnjë aktakuzë nuk është bërë publike.
“Deri më tani asnjë aktakuzë nuk është bërë publike, dhe derisa një aktakuzë të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale, së bashku me procedurat në lidhje me rishikimin e saj. Për shembull, rregulli 88 parashikon që gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë mos zbulimin e përkohshëm të një aktakuze të konfirmuar për arsye sigurie ose për të shmangur ndërprerjet në procedurë. Në çdo rast, një aktakuzë e konfirmuar do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja fillestare e të Akuzuarit para Gjykatës”, deklaroi Michael Doyle.
Ndërsa në publik, kohëve të fundit është duke u diskutuar serioziteti i Gjykatës Speciale, pas rrjedhjes së dosjeve nga ky institucion. Këshilltari Ligjor, Anton Ndrecaj, thotë se rrjedhja e këtyre informacioneve nga Dhomat e Specializuara, mund të shihet edhe si skandal.
“Në publik është skandal. Pavarësisht se si kanë rrjedhur informacionet kjo mund të definohet si një skandal në sistemin e drejtësisë, goditje e sistemit të drejtësisë, një shantazhim i punës së kësaj Gjykate, e cila që nga fillimi ka qenë tejet e dyshimtë dhe po vazhdon të jetë edhe puna e saj e dyshimtë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Anton Nrecaj.
Ndërsa, Florent Spahija, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se pavarësisht përmbajtjes së dosjeve, ato nuk duhet të publikohen.
“Gjykata Speciale edhe mediat të mos i publikojnë ato, të ruhet konfidencialiteti deri në fund. Kemi parë në anën tjetër që ka media që e kanë publiku, jo në vendin tonë, por në vendet fqinje si Shqipëria, e për autenticitein e të cilave nuk dihet, pra Gjykata Speciale, ose Zyra e Prokurorit atje nuk e ka konfirmuar që janë dokumentet origjinale të tyre”, deklaroi Florent Spahija.
Nga Gjykata Speciale bëjnë me dije se edhe në rast të hedhjes poshtë të aktakuzave, nuk përjashton mundësinë që Prokurori Special të paraqes një aktakuzë tjetër.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...