Ajo kurrë nuk ka pasur frikë të eksperimentojë kur bëhet fjalë për veshjet e saj.
Dhe Rita Ora ktheu kokën nga kamerat ndërsa mbërriti për shfaqjen e markës “Fendi” në Javën e Modës në Milano në Palazzo della Civiltà Italiana në Romë të mërkurën, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 29 vjeçare, shfaqi fizikun e saj të pabesueshëm veshur me një xhaketë të zezë, por pësoi një moment të sikletshëm, pak pasi mbërriti në event.
Ritës aksidentalisht i dolën të brendshmet pasi xhaketë sportive që kishte veshur, i zbuloi këngëtares kofshët për shkak të pjesës së hapur në pjesën e pasme.
Xhaketa e cila kishte një prerje v në pjesën e prapme dhe zbuloi pak edhe nga shpatullat e këngëtares me prejardhje shqiptare.
Krijuesja e hitit “Let You Love Me” dukej e turbulluar ndërsa ajo hyri në sfilatë me një palë këpucë të zeza, kombinuar me një palë geta të shkurtra në formë rrjete.
Ajo i kishte kapur flokët e saj bionde, ndërsa për aksesorë kishte vënë vathë diamanti dhe një zinxhir.
Këngëtarja u shfaq në elementin e saj ndërsa pozonte me veshjen e markës “Fendi” para se të bashkohej me Yazmin Le Bon dhe Ashley Graham në vitrinën e modës.
Shtëpia italiane hapi Javën e Modës në Milano në Palazzo della Civiltà Italiana në Romë, e cila gjithashtu strehon selinë e markës./EO
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...