Kryetari i PD, Lulzim Basha në një prononcim live për mediat, së bashku me ekspertë të shëndetësisë, deklaroi se mjekët punojnë aktualisht në kushte mizerable, të keq-paguar dhe në kushte të rënda.
“Trajtimet me Covid bëhen vetëm në Tiranë dhe aspak në rrethe. Nuk ka gjurmim të rasteve. Nuk trajtohen rastet. Testimet janë të ulëta. Nuk bëhet ndjekja e pacientit, nuk ka analiza gjaku, nuk ka skaner, mjekimet nuk rimbursohen dhe ka mungesë totale të aparaturave në dy spitalet Covid.
Vazhdon ikja e mjekëve dhe infermierëve, për shkak të kushteve mizerable. Paketa e 1000 euro për mjekë ka qenë jo e plotë. Sot mjekët janë të diskriminuar dhe të keq-paguar, edhe në raport me fqinjët. Duhet edhe rimbursimi për këta pacientë”, deklaroi Basha./TCH
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare