Nënkampioni i Kosovës ka arkëtuar tri pikë të arta në udhëtim të Llapi.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentjan Mezani me rezultat minimal 0 – 1, arriti të mposhtë Llapi-n e Tahir Batatinës, shkruan portali arbresh.info.
Gjatë pjesës së parë të dy skuadrat kishin raste të mira, por s’ia dolën t’i konkretizojnë duke shkuar në pushime me rezultat të barabartë 0 – 0.
Mirëpo, gjatë 45-minutëshit të dytë, Gjilani ishte skuadër më e mirë dhe me meritë fitoi ndeshjen.
Së pari Fiton Hajdari në minutën e 52-të humbi penalltinë, kurse pas 10-minutave ishte Darko Nikac që tundi portën e vendasve.
Pas kësaj fitore, Gjilani renditët në pozitën e 10-të me tri pikë, kurse Llapi nuk ka fituar ende asnjë pikë./arbresh.info.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...