Zyrtare: Ansu Fati i bashkohet ekipit të parë të Barcelonës, do mbajë numrin 22 në fanellë

17:03 | 23 Shtator 2020
Arbresh Info

Barcelona ka njoftuar se sulmuesi Ansu Fati, zyrtarisht është pjesë e ekipit të parë.

17-vjeçari që mëherët stërvitej me skuadrën e dytë, tani do jetë vetëm me ekipin e parë dhe do mbajë numrin 22 në fanellë, transmeton portali arbresh.info.

Spanjollit gjithashtu i është rritur klauzola e lirimit nga 170 milionë euro në 400 milionë euro, gjë e cila ishte njoftuar më herët kur nënshkroi kontratë paraprake në dhjetor.

Numrin 22 në fanellë më herët e kishte mbajtur Arturo Vidal, kurse para tij lojtarët, si Reziger, Frank de Boer, Luis Garcia, Saviola, Abidal dhe Dani Alves.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1308779432153436162

Edicionin e kaluar, Fati realizoi tetë gola në 33 paraqitje për skuadrën e parë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme