Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ishte nder i veçantë të takohej me vajzën e shkrimtarit të shquar për fëmijë, Ymer Elshanit, Teutën.
Osmani përmes një shkrimi në facebook ka thënë se përjetimet e Teutës “na e rikujtojnë historinë tonë të hidhur, fatin e trishtë të mijëra familjeve shqiptare, anëtarët e së cilave, fëmijë, gra, burra e pleq, u vranë e u masakruan nga militarët e paramilitarët serbë vetëm pse ishin shqiptarë”.
Ajo tutje thotë se në sytë e saj njeriu mund të lexojë pritjen e saj e të qindra a mijëra familjeve të tjera shqiptare, të cilat presin që 21 vjet më pas të ketë drejtësi, shkruan arbresh.info.
Postimi i saj i plotë:
Ndjenjë e veçantë ta takoja sot të bijën e shkrimtarit të shquar për fëmijë, Ymer Elshanit, Teutën, përjetimet e së cilës na e rikujtojnë historinë tonë të hidhur, fatin e trishtë të mijëra familjeve shqiptare, anëtarët e së cilave, fëmijë, gra, burra e pleq, u vranë e u masakruan nga militarët e paramilitarët serbë vetëm pse ishin shqiptarë.
Në sytë e Teutës njeriu mund ta lexojë lehtësisht këtë dhimbje, por mund ta lexojë edhe pritjen e saj e të qindra a mijëra familjeve të tjera shqiptare, të cilat presin që 21 vjet më pas, të ketë drejtësi për babain e saj, Ymerin, katër vëllezërit e saj, Ardianin, Miranin, Kujtimin e Nderimin, nënë Nailen dhe kunatën e Ymerit, Shukrijen, të cilët më 17 prill 1999, u vranë në masakrën e Poklekut të Vjetër, por edhe për të gjitha viktimat e tjera të luftës së Kosovës.
Teuta sot jeton në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por rikthehet shpesh për ta parë të jetësuar ëndrrën e babait të saj për shtet të lirë. Ajo rikthehet me shpresën e vazhdueshme se jeta e bashkëkombësve të saj këtu do të jetë gjithnjë e më e mire. Ajo vjen me kujtimin e trishtë për familjarët e saj, por plot dashuri për njerëzit e këtij vendi. Vjen edhe për ta shfletuar e rishfletuar veprën letrare, në 11 vëllime (poezi e romane për fëmijë dhe tregime) të babait të saj, shkrimtarit tonë, Ymer Elshanit, e cila u botua vite më parë pikërisht nën kujdesin e Teuta Elshanit.
Faleminderit, Teuta!/arbresh.info
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushta...