Liverpool-i është duke provuar të transferojë qendërmbrojtësin e Napoli-t, Kalidou Koulibaly.
Senegalezi është i lidhur me kalimin në Premierë Ligë, aty ku kërkohet nga Manchester United-i dhe Manchester City, transmeton portali arbresh.info.
29-vjeçari ka shkëlqyer në edicionet e fundit me “Napolitanët”, derisa është i hapur për kalimin të City, shkaku i trajnerit Pep Guardiola.
“Qytetarët” kanë bërë disa prova për Koulibaly-n, por kanë refuzuar ta paguajnë vlerën e 70 milionë eurove, vlerë e kërkuar nga klubi italian.
Sipas Get French Football News, Liverpool-i është duke shtyrë për ta transferuar 29-vjeçarin, por preferenca e qendërmbrojtësit mbetet City, me të cilët ka arritur edhe marrëveshje personale./arbresh.info.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...