Loredana Zefi shkëlqen në setin e ri fotografik për “Tush Magazine”

15:21 | 23 Shtator 2020
A. B.

Ajo ishte shkëputur për pak kohë nga rrjetet sociale.

Dhe reperja Loredana Zefi së fundmi ka bërë rikthimin në Instagram dhe ka njoftuar fansat për më të rejat në jetën dhe karrierën e saj, shkruan portali arbresh.info

Biondja, e cila numëron 2.8 milionë ndjekës, është duke punuar në albumin e ri “Medusa”.

Lori së fundi ka realizuar një set të ri fotografik për @tushmagazine, ku po duket tejet e bukur.

Sa i përket projekteve muzikore, “Nicht Verdient” mban titullin kënga e fundit që ka lansuar në bashkëpunim me Capital Bra. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme