Firma private farmaceutike “Agani Ltd”, në të cilën ministri ish-ministri Shëndetësisë, Arben Vitia kishte punuar për tri vite, kjo kompani kishte marrë hise të konsiderueshme në një tender për furnizim emergjent me barna, sa ishte ministër vet Vitia.
“Agani Ltd” ishte njëra nga tri firmat përfituese të tenderit të emërtuar: “Furnizim emergjent me produkte farmaceutike për Corona-virus”. Vlera e përgjithshme e kontratës është 439 mijë (439.900,00) eurove.
Më 10 prill të këtij viti, kjo kompani private është përzgjedhur fituese e lotit 31 të tenderit, të vlefshëm 16 mijë (16.055,00) euro, raporton Arbresh.info.
Sipas dosjes së tenderit, Ministria e Shëndetësisë ka blerë nga kompania “Agani Ltd”, 16.055 copë pilula “Morphina 20 mg 1 ml” në vlerë prej 16 mijë e 55 euro.
Për këtë kontratë sot ka dhënë detaje Arben Vitia gjatë raportimit në komision i cili u pyet nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
“Nuk dua të bëjë asnjë koment për këtë. As Agani Ltd e asnjë nga kompanitë nuk kam pasur lidhje dhe se nuk i kamë shikuar në aspektin politikë. Aty ka pas edhe nga partitë e tjera”, tha Vitia, shkruan Arbresh.info.
Arben Vitia tregon cila ishte strategjia e tij për menaxhimin e pandemisë Covid-19
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...