Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, dhe Qëndron Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës, kanë raportuar në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.
Likaj tha se ka kërkuar nga kryetari i Kastrati shtyrjen e reformave, në mënyrë që nxënësit të kenë qasje në shkollë, duke shtuar se janë duke bërë një studim me Bankën Botërore për këtë çështje.
“Kam kërkuar nga kryetari Kastrati një lloj shtyrje të kësaj reforme. Unë kam kërkuar që ta kemi një zgjidhje të favorshme që këta fëmijë të kenë qasje në shkollim. Ne si ministri e kemi marr përsipër që të bëjmë një studim me Bankën Botërore për një komunë për organizimin e rrjeti të shkollave dhe është një reformë që duhet të përfshijë krejt Kosovën”.
“Ajo çka është e vullnetit që ne duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur që këta fëmijë t’i kthehen procesit mësimor, e sidomos në këtë vit që po ballafaqohemi me pandeminë, kërkesa jonë është që të dy palët me gjet mirëkuptim”.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se trendi i rënies së nxënësve në komunë e Kamenicës është për 40%.
Ai ka thënë se komuna e Kamenicës është e vetmja që ka të angazhuar psikolog dhe pedagog në shkolla.
“Një veprim të tillë e kemi filluar në komunën e Kamenicës bazuar në Kushtetutën e vendit, me qëllimin e vetëm të avancimit të arsimit. Kamenica dallon dukshëm nga vendet e tjera sepse ka një ngecje të gjithëmbarshëm dhe shkalla e migrimit është më rëndë dhe trendi i rënies së nxënësve është për 40%”.
“Më shumë se 50% e objekteve shkollore kanë regjistruar më pak se 5 nxënës në klasë të parë. Jam i vetëdijshëm që ky nuk është vendimi më popullor që kund të merrej”.
“Ne jemi komuna e vetme në Kosovë që angazhojmë psikolog, pedagog dhe lokoped për shkollë. Unë nuk mund t’i lejoj fëmijët të shkojnë në ato shkolla ku nuk kanë shokë të tyre”.
Deputeti i VV-së, Shpejt Bulliqi ka thënë se në Busavat ka rritje të numrit të nxënësve për 16.
“Në Busavat keni rritje të numrit të nxënësve dhe keni një rritje prej 16 nxënës dhe cila është arsyeja që kjo shkollë tash duhet të mbyllet .Për ta bërë një reformë ju është dashtë që ta hartoni një dokument strategjik”.
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...