Arben Vitia tregon cila ishte strategjia e tij për menaxhimin e pandemisë Covid-19

14:32 | 23 Shtator 2020
Arbresh.info

Ish-ministri i Shëndetësie Arben Vitia po raporton sot në Komisioni Parlamentar Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë.

Vitia ka treguar se cila ka qenë strategjia e tij si ministër i Shëndetësisë  për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë Covid-19, raporton Arbresh.info.

“Është vështirë të thuhet se cilin model e kem marrë sepse ishte model i zorit sepse ne fillim të muajit mars pandemia ishte e frikshme. Kishte shumë të pa njohura për këtë pandemi dhe se ishte diçka e re.

Jo vetëm Kosova pothuajse asnjë shtet nuk ka qenë i përgatitur për një pandemi të tillë dhe rezervat për materiale mbrojtjes kanë qetë të ulëta.

Personeli shëndetësorë nuk kishte njohuri për këtë dhe të gjitha këto janë futur në ekuacion dhe kemi vazhduar punën

Gjithashtu kemi pas rekomandime dhe nga Instituti i Shëndetit Publikë, po ashtu edhe këshilla nga ekspertet”, ka thënë Vitia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme