Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë.
Abrashi tha se projektet që do të kryhen në Viti, mundësojnë lidhjen e qytetit me fshatra, e që do të ndikojë edhe në aspektin ekonomik. Po ashtu ai shtori se e ka në prioritet kompletimin e infrastrukturës së komunave me impakt në zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë, duke krijuar vende të reja të punës.
Njëri ndër projektet më të rëndësishme që do ta financojë Ministria e Infrastrukturës në Komunën e Vitisë, është rruga Viti-Kerbliq-Kaçanik, e ndarë me faza dhe parashihen 2 milionë e 100 mijë euro deri te përfundimi i saj.
Ndërsa kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, theksoi se qytetarët kanë nevojë për këtë rrugë, e cila do të ndikojë në zhvillimin e fshatrave që shtrihen përgjatë rrugës Viti-Kerbliq-Kaçanik. /arbresh.info/
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...