Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, po raporton para Komisionit për arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, në lidhje me reformat në arsim në Komunën e Kamenicës.
Ai ka thënë se komuna që ai drejton ka specifika më shumë se komunat e tjera sa i përket arsimit, kjo pasi që shtrihet në skaj të Kosovës dhe se trendi i largimit të nxënësve është rritur në 40 për qind brenda 10 vjetësh.
“Shpresoj të kuptohem drejt dhe të kem vëmendjen tuaj dhe si kryetar i Kamenicës, jam i vetëdijshëm se ky nuk është vendimi më popullor që mund të merrej, por të nderuar anëtarë të komisionit, raporti nuk është vetëm procedural, është realizuar në komunikim me ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, e gjithë kjo për ta mbrojtur nxënësit që të mos e lëmë në mëshirën e fati, e të mos ketë nxënës që shkon në shkollë në klasë nuk ka as shokë e as shoqe”, tha Kastrati.
“Jam i vetëdijshëm se ju jeni të shqetësuar për situatën në arsim në Kamenicë, andaj e vlerësoj angazhim tuaj dhe interesimin tuaj për këtë . Ne si Komunë e Kamenicës është se po bëjmë zbatimin e ligjit. Nuk jam i verbër dhe i shurdhër dhe jam i vetëdijshëm për sabotimin që po i bëhet iniciativës sonë nga njerëz brenda komunës dhe partive, por nuk i nënshtrohemi këtë presioni. Nuk mund t’i lejojë vetes që një nxënës të shkojë në shkollë pa shokë klase”, ka deklaruar ai para komisionit.
Ndryshe, në komision ka raportuar edhe ministri i Arsimit, Ramë Likaj, për zhvillimin e procesit mësimor në vend dhe për reformën që Qëndron Kastarti ka bërë në Kamenicë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...