Sot në Kosovë ka filluar Java Evropiane e Sportit, e cila organizohet edhe në vendet tjera të Evropës në javën e fundit të këtij muaji, nga 23 deri më 30 shtator.
Është viti i tretë radhazi që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe federatat e sportit e organizojnë këtë ngjarje e cila ka për qëllim të promovojë sportin dhe aktivitetin fizik si dy aspekte të rëndësishme për shëndetin.
Hapjen e Javës, nën patronatin e së cilës organizohet edhe kjo ngjarje, e bëri ministrja Vlora Dumoshi, që u shpreh se është një ngjarje e rëndësishme.
“Hapja e Javës Evropiane të Sportit po fillon me Forumin për Sportin, dhe nga sot e deri më 30 shtator në Kosovë do të organizohen aktivitete sportive dhe fizike, të cilat kanë për qëllim aktivizimin e qytetarëve që të mos jenë pasiv, por të merren me aktivitete që janë të dobishme për shëndetin, siç është sporti. Përmes Forumit për Sportin përfaqësuesit e lartë të sportit, kontribuuesit, biznesmenët, institucionet qendrore dhe ato lokale, gazetarët sportivë dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar në forma të ndryshme në sport gjate kësaj periudhe pandemie, në mënyrë që bashkërisht të diskutojnë problemet e shumta që preokupojnë sportin dhe te nxirren rekomandime”, u shpreh ministrja Dumoshi.
Në aktivitetin e parë të Javës, “Forumin për Sportin” u diskutuan tema që trajtojnë avancimin e sportit si Ligji për Sponsorizimin, kategorizimi i sportit, sportistëve dhe trajnerëve, qeverisja e mirë në sport, barazia gjinore, etj.
Ministrja tha se përkrahja e MKRS-së për sportin në kohë pandemie është bërë me një kujdes të veçantë. “Prioritet i MKRS edhe ketë vit janë investimet që janë duke u realizuar në Modernizimin e Infrastrukturës sportive. Këto investime kalojnë shumën e 19 milion euro në mbi 80 projekte infrastrukturore, në te gjitha komunat e Kosovës duke u realizuar në Stadiume, Palestra, Fusha të Tenisit, Pishina, Poligone sportive, Shtigje te Atletikes, ku përfitues janë edhe komunat e komuniteteve dhe tërë këto investime të MKRS-së ndikon edhe në Masivizimin e sportit në përmbushje të objektivit “Sport për te gjithë”.
Po ashtu, Ministrja Dumoshi, theksoi edhe hapat që ka ndërmarrë MKRS-ja në kuadër të themelimit të agjencisë Anti-Doping.
Ndërkaq, Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani tha se Komiteti Olimpik i Kosovës me kënaqësi ka pranuar për këto vite organizimin e forumit, që fillon sot e që është shumë atraktive për shumë shtete, ku kanë mbledhur miliona njerëz duke i ikur pasivitetit. Kjo ngjarje ka për synim që rë mblidhen më shumë njerëz por që në Kospvë nuk po arrin të mblidhen shumë. Prindërit duhet që ta marrin për dore e ta dergojnë në ndonjë klub, siç e dërgojnë në shkollë”, tha Hasani
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...