Protestë para Qeverisë kundër vrasjes së grave, ndërhynë Policia

13:18 | 23 Shtator 2020
Arbresh.info

Disa qytetarë kanë dalë para Qeverisë së Kosovës për të protestuar.

Kjo po bëhet kundër vrasjes së grave, shkruan Gazeta Infokus.

Protestën në fjalë e ka organizuar grupi “Republikë”. Ndërsa tani ka dalë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës që po u kërkon të shpërndahen.

Megjithatë, protestuesit nuk kanë respektuar këto urdhëra gjë që bëri policinë t’ua marr letërnjoftimet.

Sipas aktivistes, Bjeshka Guri, jeta e grave çdo ditë është në rrezik për shkak të të mendësisë patriarkale.

“Jetët e grave në Kosovë po rrezikohen çdo ditë, nga një kulturë e dhunës e prodhuar nga mendësia patriarkale në shoqërinë tonë, e të mirëmbajtur nga institucionet tona, ato dështojnë të reagojnë me kohë, për t’iu përgjigjur grave kur ato kërkojnë mbrojtje. Institucionet tona promovojnë një kulturë dhune, duke e fajësuar viktimën e duke mos dënuar kriminelët. Jemi lodhur duke pritur në ankth duke pritur për gratë që vriten e për ato që dhunohen. Prandaj të frustruar me gjendjen e krijuar lusim të gjithë njerëzit që besojnë në kërkesat e replikë, për drejtësi për gratë të bashkohen në protestë”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme