Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 204 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe dy vdekje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi për mbrojtje civile tha se numri aktual i rasteve aktive arrin në gjithsej 1.268.
Në mesin e tyre 278 pacientë janë në spital, ndërsa në respiratorë janë 27 pacientë.
Dy pacientë kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit. Deri më tani në Kroaci janë regjistruar 15.340 persona të prekur me koronavirus, prej të cilëve 257 kanë vdekur, ndërsa 13.815 janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë janë testuar gjithsej 273.684 persona, prej tyre 6.387 gjatë 24 orëve të fundit.
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani