Në seancën e djeshme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është pranuar rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive, për hapjen e konvikteve për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme.
Qeveria ka konfirmuar se do të hapen konviktet, ndërsa në mënyrë shtesë do të informojë për datën e saktë, por me respektimin e protokolleve të vendosura nga Komisioni për Sëmundje Infektive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Konvikti shtetëror i studentëve i njofton studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme se në dhomat me dy shtretër do të mund të vendoset vetëm një person, ndërsa në dhomat me mbi dy shtretër do të mund të vendosen maksimum dy persona.
Në seancën e djeshme të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria në Kuvend do të dorëzojë propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për standardet e studentëve dhe propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për standardet e nxënësve.
Kurti: Kemi shpëtuar e restauruar trashëgiminë e vlefshme ku...
Shqiptari vret gruan në sy të vajzës dhe prindërve në ShBA
Tërmet me magnitudë 4.7 ballë në Turqi
Kievi thotë se Rusia ia ka kthyer trupat e 563 ushtarëve
50% e të nominuarve për deputetë nga LDK-ja në Prishtinë, ja...
Shifra të çmendura: Është llogaritur se sa fiton Neymar me ç...