Google ADS

Vdes ish-presidenti i Gjilanit Shukri Sylejmani

10:28 | 23 Shtator 2020
A. B.

Ka vdekur ish-presidenti dhe donatori shumëvjeçar i klubit të futbollit Gjilani, Shukri Sylejmani.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Gjilani në rrjetet sociale, duke i shprehur ngushëllime familjes së tij.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin se në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë ish presidenti i klubit tonë, Shukri Sylejmani”, thuhet në një njoftim të Gjilanit.

Ai u shpall “Qytetar Nderi i Gjilanit” nga Kuvendi Komunal në vitin 2019, me motivacionin për kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin dhe donacionin për SC Gjilani, duke e formuar në kohën më të vështirë të vendit.

“Ish presidenti i klubit tonë, tashmë i ndjeri, Shukri Sylejmani, do të mbahet gjatë në mend për të gjitha sakrificat e bëra për klubin e Gjilanit dhe futbollit e sportit vendor në përgjithësi me kontributin e tij, ku në vitet e vështira të pasluftës, ai, dha gjithçka për skuadrën e Gjilanit dhe futbollit tonë”.

“Presidenti, bordi drejtues dhe e gjithë skuadra e Gjilanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani dhe bashkëndiejmë dhimbjen me ta për humbjen e më të dashurit të tyre”. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme