Shasha: Kosova nuk i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave

10:08 | 23 Shtator 2020
M. A.

“Kosovës i ka mbetur shumë punë për t’i bindur shtetet skeptike të BE-së se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave”, kështu është shprehur njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Demush Shasha, i cili thotë se në fillim të tetorit pritet të publikohet raporti vjetor nga ana e KE-së, ndërsa sipas tij edhe këtë vit pritet raport i njëjtë, kjo pasi Kosova ende nuk ka punuar mjaftueshëm në fushën e sundimit të ligjit.

Ai më tutje ka përmendur katër faktorë, të cilët po pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Në fillim të tetorit do të publikohet raporti vjetor për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian. Vitin e kaluar raporti ka gjetur se Kosova është vend i fundit në Ballkan në fushën e sundimit të ligjit. Qysh tani mund të parashikojmë se raporti do të këtë gjetjet e njëjta edhe këtë vit. E gjithë kjo do të bëjë edhe më të qartë se sa shumë punë i kanë mbetur Kosovës për të bindur shtetet skeptike të BE-së se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e liberalizimit të vizave. Në këtë kontekst, në kuadër të studimit tonë të fundit kemi identifikuar katër faktorë, të cilët janë duke penguar liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Shasha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme