Që nga fillimi i pandemisë Kosova ka pësuar humbje të madhe në fushën e ekonomisë.
Shumë nga bizneset vendore kanë raportuar vlera të mëdha të humbjes financiare, shkruan arbresh.info
E për t’i gjetur zgjidhje kësaj, ekonomistët në Kosovë shumë herë ka ngritur zërin që të miratohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.
Është kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i cili thotë se duhet një ligj për rikuperimin e dëmit që u shkaktua që nga fillimi i pandemisë.
Ai në një intervistë për arbresh.info ka thënë se nga 21 shtatori kanë filluar diskutimet intensive që të lehtësohet komunikimi pozitë-opozitë për harmonizimin e qëndrimeve për rimëkëmbjen ekonomike.
“Vonesa për rimëkëmbje ekonomike vetëm se ka krijuar dëme tash, në mënyrë që të parandalohen dëme të tjera, kemi marrë një iniciativë që ta diskutojmë ndaras me pozitë dhe opozitë, se cilat janë kërkesat e tyre dhe pastaj në një takim të mundshëm gjatë kësaj jave t’i harmonizojmë qëndrimet bashkërisht edhe me kërkesa të komunitetit të bizneseve, dhe ta kemi një ligj që është i pranueshëm dhe që mund të votohet në Parlament”, ka thënë Rukiqi.
Shifrat e mëdha të shkaktuara nga pandemia Rukiqi thotë se janë alarmante dhe se duhet të rikuperohen sa më shpejt që të mos krijohen dëme të tjera.
“Ajo çka është alarmante është shifra 1 miliard euro që është dëm i shkaktuar drejtpërdrejt nga pandemia dhe tani ky dëm kërkon që të rikuperohet, dhe mund të rikuperohet shpejt nëse kemi masa të rimëkëmbjes të cilat mundësojnë më shumë qarkullimin e parasë në treg”, ka thënë Rukiqi.
E sa i përket diskutimit me partitë politike, nga pozita dhe opozita, i pari i OEK-ut thotë se edhe pse çështje prioritare për ta është politika sesa qytetarë, do të mundohen të flasin me ekspert të kësaj fushe brenda partive dhe të gjejnë zgjidhje.
“Ata mendojnë për politikë, para se me mendu për çështje të cilat janë më të rëndësishme për biznese dhe qytetarët në këtë rast, por megjithatë ka ekspert brenda opozitës dhe pozitës që i kuptojnë këto çështje dhe cilët janë të vullnetshëm që t’i ofrojnë propozimet e veta që me pas një ligj që me të vërtetë ka me ndiku në rimëkëmbjen ekonomike”, ka thënë Rukiqi për arbresh.info
Kuvendi i Kosovës po dështon të miratojë iniciativat ligjore që lidhen me rimëkëmbjen ekonomike. E para daton nga prilli dhe është e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe e dyta është përcjellur nga Qeveria e Kosovës një muaj më parë në Kuvend për miratim. Pozita dhe opozita nuk po arrijnë të dakordohen se me cilën iniciativë ligjore të zhbllokojnë pritjet e biznesve për të tejkaluar krizën e shkaktuar nga pandemia COVID 19./E.Haxhiu/arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...