Më shumë se 400 futbollistë, pjesa më e madhe e tyre me qendër në Evropë, kanë bërë kërkesë për ndihmë financiare në bazë të një skeme të krijuar nga organi qeverisës botëror FIFA.
Deri më tani ka pasur 441 aplikime në Fondin FIFA për Lojtarët e Futbollit (FFP), duke kërkuar paga të papaguara nga klubet.
89 për qind e atyre që aplikuan ishin me klube në Evropë, me pjesën e mbetur 11 për qind në pjesë të tjera të botës.
Lojtarët kishin mundësi të aplikonin deri në fund të qershorit përmes sindikatës së lojtarëve botëror, FIFPRO.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka lënë mënjanë 12.3 milionë funte për të ndihmuar lojtarët që luajnë pa pagesë ndërmjet viteve 2020-2022.
Një shtesë prej 3.8 milionë funte është caktuar për lojtarët që kanë luajtur pa pagesë mes viteve 2015-2020.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele