“Ne nuk i mbajmë inat njëri-tjetrit”, Hande Erçel flet për Murat Dalkiliç

22:22 | 22 Shtator 2020
Arbresh.info

Pak kohë më parë aktorja turke Hande Erçel u nda nga partneri i saj, këngëtari Murat Dalkiliç.

U tha se arsyeja e ndarjes së tyre ishte Hande e cila sipas mediave turke kishte nisur një lidhje të re me aktorin Kerem Bursin. Mirëpo Hande dhe Kerem i hodhën poshtë thashethemet duke bërë të qartë se janë vetëm kolegë dhe po bëjnë punën e tyre.

Së fundmi Hande është parë sërish me ish-partnerin e saj, Murat. Dyshja ndodheshin në dasmën e një miku të tyre të përbashkët. Pas ceremonisë, Hande u ndalua nga gazetarët dhe u pyet nëse flet me Muratin. Aktorja i habiti me përgjigjen duke u shprehur se ata do t’i shohim shpesh bashkë.

“Ne nuk i mbajmë inat njëri-tjetrit. Duke qenë se kemi shumë miq të përbashkët, do na shihni shpesh bashkë”-u shpreh aktorja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme