Numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA ka tejkaluar shifrën e 200 mijëve, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins.
Më shumë se 6.8 milionë njerëz dihet të jenë infektuar në SHBA, më shumë se në çdo vend tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Ky numër i lartë vjen për shkak të rritjes së rasteve në disa shtete, përfshirë Dakotën e Veriut dhe Utah.
Në mars, presidenti Donald Trump tha nëse vdekjet ishin në mes 100,000 dhe 200,000 atëherë shteti ka bërë një punë shumë të mirë.
Muajin që shkoi, kur 15 raste ishin raportuar në vend, ai parashikoi që numri do të bëhet afër zeros brenda disa ditëve.
JHU raportoi shifrën e re të vdekjeve prej 200,005 të martën. Universiteti ka mbledhur të dhëna për koronavirusin në SHBA si dhe në nivel global që nga shpërthimi i pandemisë kur nisi në Kinë.
Rasti i parë në SHBA ishte konfirmuar në janar./arbresh.info/
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...