Si do të jetë moti nesër dhe pasnesër

19:57 | 22 Shtator 2020
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte që vende-vende të sjellin shi.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme