Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori sot pjesë në ngjarjen kulturore në të cilën u promovua diversiteti ynë i pasur kulturor, përmes veshjes tradicionale dhe punimeve artizanale në Parkun arkeologjik “Ulpiana”.
Pasi përshëndeti të pranishmit, kryeministri Hoti tha se sot është edhe obligim institucional me qenë bashkë me ministren e Kulturës, por edhe kënaqësi me qenë në këtë ambient për t’i parë vajzat, djemtë, burrat e gratë që i prezantojnë veshjet e trevave të ndryshme shqiptare edhe të komuniteteve që jetojnë në Kosovë që e përbëjnë gjithë atë koloritin dhe trashëgiminë kulturore jo vetëm të Kosovës por edhe të Evropës dhe mbarë botës.
“Është ngjarje shumë e mirë që sot në këtë vend historik mijëra vjeçar bashkë edhe me Manastirin e Graçanicës edhe plot pasuri tjera historike kulturore të Kosovës që përbëjnë histori edhe trashëgimi botërore, të jemi bashkë ne promovimin e këtyre veshjeve kombëtare. Ndjehemi mjaftë të nderuar që kjo trashëgimi e jona nxitë interesim edhe të studiuesve, studentëve, profesorëve nga Kili, India, e nga vendet e ndryshme të botës”, u shpreh kryeministri Hoti.
Kosova së shpejti do ta ketë vendin në hartën e UNESCO-s, tha kryeministri Hoti duke u shprehur i bindur që me eskpertizën që e kemi, me këtë pasuri dhe me kujdesin e jashtëzakonshëm që ka Ministrja e Kulturës në nivelin lokal dhe këtu në nivelin qendror.
“Ne shpejt duhet të lëvizim drejt anëtarësimit edhe në organizata ndërkombëtare për të promovuar më shumë kulturën tonë edhe diversitetin kulturor që e kemi si Kosovë”, theksoi kryeminitri Hoti duke përgëzuar Ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi, për këtë organizim dhe në veçanti studentët nga vendet e ndryshme që sot na nderuan dhe na bënë pjesë të komunitetit të trashëgimisë së kultutore dhe arekologjike në nivel botëror./arbresh.info
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...