Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman ka zhvilluar një vizitë në Shkodër, ku u përball edhe me pyetjet e gazetarëve.
Ai preku shumë çështje, por u ndal më së shumti në temën më të nxehtë të ditëve të sotme siç është ngërçi politik dhe mos rënia dakord e palëve politike edhe pas mbledhjeve të njëpasnjëshme mes mazhorancës dhe opozitës.
Norman tha se marrëveshja e 5 qershorit nuk duhet të ndryshojë dhe se çdo vazhdimësi e saj duhet të bëhet në mënyrë transparente që të kishte konsensus politik. Ai theksoi se nëse do të ekzistonte vullneti politik atëherë zgjedhjet do ishin te lira në vend.
Ambasadori tha se do vazhdojnë bashkëpunimet të pasur një monitorim me të mirë të zgjedhjeve të ardhshme në vend.
“Jam në Shkodër për të promovuar skemën tonë të programeve të bursave dhe për të ardhur dhe të bisedoj me politikanët këtu. Reforma elektorale është nje temë shumë e nxehtë në Shqipëri dhe është diçka që Britania e Madhe e sheh me shumë rëndësi që të implementohet. Unë nuk kam një ide të qartë se cila do ishte mënyra e duhur për t’u implementuar. Çdo vend ka mënyrën e vet dhe çdo sistem mund të behet funksional nëse vullneti elektoral është aty. Ne ishim mbështetës të rëndësishëm të Reformës se 5 qershorit një marrëveshje që u firmos nga të gjitha palët dhe unë mendoj se ajo marrëveshje nuk duhet të ndryshojë. Dhe nëse do kishte vazhdimësi të reformës do duhet të bëheshin në mënyrë transparente dhe në mënyrë të tillë që të kishin konsensus politik. Është detyrë e Këshillit Politik për të gjetur një konsensus dhe unë shpresoj qe kjo gjë të bëhet e mundur por në rast se kjo gjë nuk do jetë e mundur do duhet të gjendet një mënyrë arbitrare mes palëve për të arritur një konsensus. Unë do sugjeroja dhe inkurajoja palët për të bërë këtë gjë funksionale. Do rekomandoja ëtë gjendet një sistem që të funksiononte për Shqipërinë që të bënte zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Unë besoj realisht se nëse do ekzistonte vullneti politik atëherë zgjedhjet do ishin te lira. Qeveria britanike punon me shtetin shqiptar për këtë dhe do punojmë në mënyrë më të fuqishme në zgjedhjet e ardhshëm. Do të vazhdojmë bashkëpunimet me palët ndërkombëtare për të pasur një monitorim me të mirë të zgjedhjeve. Në vitet e kaluara ka pasur 3 forma të monitorimit nga OSBE ku Britania e Madhe ishte pjesë. Në zgjedhjet e fundit lokale monitoruesi kryesor ka qenë një britanik. Patjetër që është monitorimi vendor apo lokal, nga ata që jetojnë këtu që është monitorimi më i mire dhe monitorimi i tretë që bëhet nga vetë ambasada dhe ne gjithmonë kemi angazhuar stafin tonë që të jetë pjesë e monitorimit nga terreni për zgjedhjet”, tha ambasadori britanik.
Norman ka treguar edhe për qëndrimin e tij ndaj presidentit Ilir Meta, duke theksuar se ai ka një rol të rëndësishëm kushtetues në vend.
“Presidenti ka një rol të rëndësishëm kushtetues dhe ai vepron në atë që ai mendon se është më e drejta në lidhje me Kushtetutën dhe nuk mendoj se do ishte vendi i duhur për të komentuar mbi rolin e presidentit”, tha Norman.
Në lidhje me ngërçin politik ai tha se Këshilli duhet të vazhdojë punënë e vet dhe nëse kjo gjë nuk ndodh atëherë do veprohet në mënyrë arbitrare.
“Ashtu si e përmenda pak më parë duhet që Këshilli Politik të vazhdojë punën e vet dhe nëse kjo gjë nuk është e mundur do veprohet në mënyrë arbitrare po për mendimin tim nuk jemi akoma në këtë pikë”, tha ai.
Shqiptarët janë të përfshirë në shumë ngjarje kriminale në Angli, e sidomos pas rritjes së numrit të tyre atje. Në lidhje me këtë Norman tha se lufta ndaj tij është në fokus dhe do të jetë edhe gjatë vitit të ri.
“Lufta ndaj krimit të organizuar ka qenë një nga prioritetet që unë kam pasur në 4 vite këtu dhe do jetë sërish në fokus të vitit të ardhshëm dhe gjatë vitit të fundit ambasada jonë është rritur në numër dhe pjesa më e madhe e stafit britanik po punon ndaj krimit të organizuar dhe ne do bëjmë të njëjtën gjë si në Britani edhe këtu. Një nga arsyet që njerëzit bëhen pjesë e krimit të organizuar është për të bërë para dhe mendojmë se nëse do mund të ndalonim këtë mënyrë të të ardhurave atëherë dhe kjo procedurë do ndalohej”, tha ambasadori britanik.
Për sa i përket bandave kriminale që janë liruar nga burgjet ai tha se Britania e madhe është një mbështetëse e madhe e e reformës në drejtësi duke përmendur edhe takimin me Hajnaj ditën e djeshme.
“UK është një mbështetëse e madhe e reformës në drejtësi dhe dje pata mundësi të takoj kryetaren e BKH dhe krijimi i tij është një hap i rëndësishëm dhe ne të gjithë do të donim që kjo gjë të ndodhte sa më shpejt por e vërteta është se nuk kemi alternativa të tjera dhe do duhet të presim që procesi të përfundojë”, tha ai.
Integrimi evropian është një ndër ëndrrat më të mëdha të vendit, ku Norman tha se Britania e mbështet Shqipërinë në këtë rrugëtim të vështirë edhe pse nuk është më pjesë e saj.
“Ashtu siç e thatë se Britania nuk është më pjesë e BE-së por ne mbështesim dëshirën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE dhe mbështesim të gjitha reformat që Shqipëria po ndërmerr . Do donim më shumë që gjërat të ecnin me shpejt sepse Shqipëria ka ende shumë gjëra për të bërë por asnjë nga këto gjëra nuk janë të pamundura. Unë besoj se nëse ka vullnet se Shqipëria do i plotëson këto kushte dhe të bëhet anëtare me të drejta të plota”, tha ai.
Zgjedhjet e 25 prill po afrohen dhe Norman bën thirrje që të gjithë shqiptarët duhet të votojnë për të mirën e tyre.
“Mbase unë nuk kam një këndvështrim se kë duhet të votojnë shqiptarët por jam i bindur që shqiptarët duhet të votojnë. Është një detyrë dhe përgjegjësi që shqiptarët kanë ndaj betejës dhe vendit të tyre për të votuar për të mirën e tyre dhe mbase do duhet ta përsëris se kë duhet të votojnë por do përsëris se duhet të votojnë të gjithë“, tha ai.
Prej vitesh ne shikojmë po të njëjtat parti ndër vite edhe pse Opozita parlamentare po përpiqet që të mbledhë sa më shumë vota për krijimin e një partie të re. Norman tha se mungesa e një lidershipi të ri nuk përbën problem, por është e rëndësishme që partitë vetë të bëhen atraktive.
“Në rastin e Britanisë së Madhe ne kemi pasur të njëjtat figura për 150 vite dhe është e mundur që kjo gjë të jete në rregull , nuk duhet të ketë një parti të re, kjo herë por është e rëndësishme që partitë vetë të bëhen atraktive dhe nuk duhet të harrojmë që partitë janë aty për të shprehur interesin dhe zërin e qytetareve dhe duhet ta mbajmë parasysh që në datën 25 prill q2 fuqia është nga votuesit dhe jo tek partia”, mbylli fjalën e tij Norman./TCH
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...