Një magazinë armësh e grupit të fuqishëm shiit, Hezbollah ka shpërthyer në jug të Libanit, bëjnë të ditur burime, që kanë dridhur thuajse tërë vendin.
Agjencia zyrtare e lajmeve të Libanit, NNA tha se shpërthimi ndodhi në fshatin jugor të Ein Qana, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit, Bejrut, transmeton portali arbresh.info.
Zyra për media e Hezbollahut tha për Al Jazeera se shpërthimi është shkaktuar nga një gabim teknik në deponë e tyre të armëve, që hodhi re të mëdha tymi në qiell.
“Shpërthimi ndodhi në një shtëpi që magazinonte armët, si rezultat i një gabimi teknik. Askush nuk është vrarë apo plagosur. Ndërtesa i takonte një shoqate deminimi të lidhur e Hezbollahun,”, tha Zeina Khodra, duke raportuar nga Bejruti.
Nuk është ende e qartë se për çfarë gabimi bëhet fjalë që shkaktoi shpërthimin e fuqishëm që u dëgjua me kilometra larg./arbresh.info/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...