Google ADS

Vetëdorëzohet edhe një person i dyshuar pas aksionit të Policisë në Karaçevë

17:24 | 22 Shtator 2020
Arbresh.info

Në Policinë e Kosovës sot është vetëdorëzuar edhe një person i dyshuar pas aksionit të Policisë në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një komunikate për media ka njoftuar se i dyshuari L.S. është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’ dhe ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh.

“Deri më tani ka shkuar në 31 numri i personave të ndaluar si rezultat i këtij operacioni. Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës, Policia e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatën e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme