Google ADS

Beqiri takoi shefin e ri të Zyrës dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Szunyog

16:45 | 22 Shtator 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Ismet Beqiri, priti sot në takim shefin e ri të Zyrës dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Duke i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë z. Szunyog, kryetari Beqiri e uroi atë për postin e ri. Po ashtu, e njoftoi me punën e Komisionit për Integrime Evropiane si dhe me obligimet të cilat komisioni i ka në procesin e integrimit që ndërlidhen me mbikëqyrjen e zbatimit të MSA-së dhe ERA-s.

Në anën tjetër ambasadori Szunyog e falënderoi kryetarin Beqiri për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

Z. Szunyog e njoftoi kryetarin edhe lidhur me angazhimin e tij, me punët dhe angazhimet që të do të ketë gjatë këtij mandati.

Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin, me qëllim të avancimit të procesit të integrimit të Kosovës në BE./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme