Të biesh në dashuri… Është si të hidhesh nga aeroplani. Me parashutë, sigurisht. Vetëm që kur hidhesh nuk do të jesh vetëm, do që të hidhet edhe dikush tjetër, por gjithmonë duhet që dikush të hidhet i pari dhe mund të jesh edhe ti, shkruan Class.
Nëse jeni të dashuruar, doni që tjetri ta dijë, por doni edhe të vijë koha. Ja disa shenja që do ju bëjnë të kuptoni kur duhet të thoni “Të dua”:
Jeni të sigurt që e doni tjetrin
Ju nuk keni nevojë të siguroheni që tjetri është i duhuri për të kaluar jetën me ju. Ju duhet të jeni të sigurt që kjo është dashuri. E vërteta është që të gjithë e dinë kur janë të dashuruar. Sigurisht, kur ktheni kokën pas, dashuritë e shkuara nuk ju duken të tilla, por ato kanë qenë. Dashuri më të cekëta? Ndoshta. Megjithatë nëse jeni ende duke pyetur veten e doni apo jo tjetrin, mos u hidhni te deklarata. As nëse partneri ua ka thënë këtë më parë. Sigurisht të mos dëgjosh “edhe unë të dua” është shkatërruese, por nëse ia shpjegoni që kjo nuk do të thotë që nuk do e dashuroni kurrë, gjërat do përmirësohen. Thjesht mos thoni “faleminderit” sepse është shumë e pakapërcyeshme. Tregohuni të sinqertë dhe lërini ta përpunojnë mesazhin si të dëshirojnë. Nëse partneri ju do me të vërtetë, nuk do ikë. Ëshë e pamundur. Kur hyn dashuria, liria është një temë e së shkuarës.
Keni qenë për aq shumë kohë bashkë sa nuk keni frikë që tjetri do trembet dhe do largohet
Disa bien në dashuri më shpejt sesa të tjerët. Por kur duam dikë, mendojmë që ndjenja është reciproke! Sidomos nëse jeni në një marrëdhënie që besoni që është serioze. Jeni të afërt, kaloni shumë kohë bashkë dhe shfaqni interes, por a jeni të dy, të dashuruar? Kapërcimi drejt dashurisë nuk është kaq i thjeshtë. Ndonjëherë duam të biem në dashuri, por nuk e lëmë veten të ndodhë. Problemi më i madh është kur jemi vetë ata që po i pengojmë gjërat.
Marrëdhëniet e kaluara përcaktojnë të rejat. Derisa vendosim t’i lëmë pas krahëve. Ne mund ta lëmë të shkuarën pas, pa harruar mësimet. Kujtimet e dhimbjes nuk duhet t’ju dhembin më. Sa kohë nuk e keni lënë të ikë të shkuarën e dhimbshme, ju nuk do bini në dashuri. Edhe nëse ju e keni bërë këtë, partneri mund të mos e ketë bërë. Tregohuni të kuptueshëm. Jepini kohë.
E dini që jeni të aftë të dashuroni siç duhet
Të duash është si të përqafohesh me shpirtin tënd ndërsa ngre krahët bashkë me bagazhet e rënda që ke, por ndoshta ju jeni shumë të zënë me jetën tuaj për t’u përpjekur. Disa thonë që gjithmonë mund të biesh në dashuri. Por ka disa njerëz që janë shumë të ngarkuar për të ngritur një histori dashurie. Nëse ju jeni këta njerëz, mos e gënjeni veten dhe mos bëni premtime që nuk do t’i mbani. Por pasi kemi thënë këtë, nëse keni gjetur një njeri për t’u dashur, është mirë të gjeni mënyrën që të keni kohë për atë njeri. Do ju ngelet peng nëse nuk e gjeni.
Ndoshta problemi nuk është koha, ndoshta jeni shumë të rinj. Ndoshta nuk jeni fizikisht të rinj, por emocionalisht jeni të papjekur. Mos kini turp, vetëm në mos jeni 30 ose më shumë. Me të mbushur 30 vjeç, nuk është e thënë të martoheni e të nisni familje, por duhet të jeni aq të pjekur sa ta vlerësoni diçka të mirë. Nëse nuk jeni, duhet të mësoni nga gabimet tuaja. Nëse doni dikë, thuajani. Dhe jepni dashuri vetëm nëse mund ta bëni plotësisht dhe me pasion.
Ju i premtoni vetes që do rezistoni kur gjërat do bëhen të vështira. Sepse gjërat do bëhen të vështira.
Gjërat bëhen më të thjeshta kur ne bëhemi më të mëdhenj, por nuk ndodh gjithmonë. Ata që bëhen më të ditur duke u rritur, i shohin historitë e lumtura dhe të shëndetshme si më të menaxhueshme. Por jo të gjithë bëhemi më të ditur. Dhe me dituri, duam të themi “të kuptosh që askush nuk është i përkryer”. Njerëzit bëjnë gabime. Dhe të mirët, ata që na prekin dhe ndikojnë jetët tona, vijnë një herë në kaq kohë.
Sa ta kuptosh këtë, do bësh pyetje të llojit: Po sikur, ky person mos të jetë ai që kërkoj? Po sikur të jem duke gabuar? Por dashuria nuk është kurrë gabim. Mos fajëso dashurinë për gjërat që nuk i bën mirë.
Marrëdhëniet janë të thjeshta deri kur nuk janë më, kur kohët e vështira nuk na lejojnë të jemi të lumtur, kur ndodhin gjëra që trondisin botët tona të vogla. Derisa nuk bëjmë më përpjekjet që bënim në fillim. Derisa pushojmë së ndieri dashurinë e tjetrit, siç e ndienim. Derisa bëjmë gabime…
Nëse mund të premtoni që do përpiqeni të dilni nga vështirësitë, sa të jetë e mundur, jeni gati për dashurinë. Mos thoni që jeni të dashuruar nëse nuk mund ta mbani premtimin.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...