Google ADS

Palestina del nga Liga Arabe, shkak marrëveshjet me Izraelin

16:23 | 22 Shtator 2020
Arbresh.info

Palestina është larguar nga udhëheqja e tanishme e takimeve të Ligës Arabe, bën të ditur ministri i jashtëm palestinez, duke e dënuar çdo marrëveshje arabe për të vendosur marrëdhënie zyrtare me Izraelin.

Palestinezët i shohin marrëveshjet që Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni kanë nënshkruar me Izraelin në Uashington javën e shkuar si një tradhti të kauzës së tyre dhe goditje për kërkesën e tyre për shtet të pavarur në territorin e pushtuar nga izraelitët, transmeton portali arbresh.info.

Më parë këtë muaj, palestinezët dështuan të bindin Ligën Arabe për të dënuar shtetet që thyejnë rangjet dhe normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin.

Palestina është dashur të udhëheqë takimet e Ligës Arabe për gjashtë muajt në vazhdim, por ministri i jashtëm Riyad al-Maliki tha në një konferencë për media që qyteti i pushtuar i Ramallahut nuk e donte më këtë pozitë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme