Formacioni i ‘çmendur’ i Mbappe-s me Liverpool-in në edicionin e ardhshëm

15:47 | 22 Shtator 2020
Arbresh Info

Liverpool-i edicionin e ardhshëm mund të këtë sulmin më të mirë në botë, nëse arrin ta realizojë transferimin e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.

“Reds” kanë shfaqur dëshirën e madhe për francezin, i cili ka njoftuar PSG-në që do largohet në verën e vitit të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Liverpool-i këtë afat veror transferoi Thiago Alcantara-n dhe Diego Jota-n, mirëpo edicionin e ardhshëm skuadra mund të përforcohet edhe më shumë.

Ja formacioni i mundshëm i Liverpool-it nën urdhrat e Klopp së bashku me fituesin e Kupës së Botës.

4-2-3-1: Alisson, Alexander-Arnold, Van Dijk, Gomez, Robertson, Thiago, Fabinho, Salah, Jota, Mane, Mbappe.

Me këtë formacion, Liverpool-i sigurt do ishte ndër kandidatët kryesorë për Premierë Ligë-n dhe Ligën e Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme